Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter, është regjistruar, mëngjesin e sotëm në Greqi.
Sipas Institutit Gjeodinamik , epiqendra e tërmetit ka qenë 32 km lindje-verilindje të Symit, në një thellësi fokale 39.4 kilometra.
Lëkundjet kanë qenë të forta dhe kanë zgjatur disa sekonda. Media raportojnë se tërmeti është ndjerë po ashtu në Rodos dhe disa qytete bregdetare turke.