TKK-ja të hënën sjellë premierën e shfaqjes “Mosmarrëveshja” - Insajderi
×
Kulturë

TKK-ja të hënën sjellë premierën e shfaqjes “Mosmarrëveshja”

Insajderi
19 May 2019 - 12:47
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të hënë më 20 maj në Teatrin kombëtar të Kosovës do të jepet premier e shfaqjes “Mosmarrëveshja” nga Albert Kamy dhe me regji nga Fata Hyseni.

Shfaqja e cila do të filloj në ora 21:00 zhvillohet në një bujtinë në të cilën kanë mbetur të  izoluara një nënë dhe e bija e saj, Marta. Kjo bujtinë është rikthyer në një vend krimi. Ato nisen drejt misionit të madh për mbledhjen e parave për tu  larguar nga ky izolim. Mënyra se si ato do të sigurojnë paratë është e çuditshme. Ato pranojnë klient, i vrasin dhe ju marrin paratë. Zhani djali i vetëm i shtëpisë i larguar njëzet vjet me parë, kthehet për ta sjellë pasurinë e tij në shtëpi. Vendimi që në fillim të lajmërohet si një klient, do ti kushtojë atij me jetë.

Reprizat e para të shfaqjes do të jenë me datë 21 dhe 22.05.2019 nga ora 21:00/KultPlus.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark