×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    TKK përzgjedhë tri shfaqje në tentim për të sjellë “teatrin e ri”

    Insajderi
    05 February 2016 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Hamletmachine” nga Heiner Muller me regji të Hana Qenës, “Pranë Detit” nga Slwomir Mrozhek me regji të Bashkim Ramadanit dhe “Gazetarja e kulturës vetëvritet…” nga Idlir Azizi dhe regji të Alban Beqiraj, janë shfaqjet e zgjedhura për programin e Skenës së Vogël në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

    Ky program sipas Teatrit Kombëtar të Kosovës ka për qëllim të mbështesë idetë kreative dhe origjinale të artistëve kosovar.

    “Këto shfaqje mund të konsiderohen edhe si prurje të reja në skenën e këtij institucioni”, thuhet në njoftimin e TKK-së.

    Shfaqjet janë zgjedhur në mbledhjen e Këshillit Drejtues të TKK-së dhe do të jepen gjatë vitit 2016 në skenën e quajtur “Skena e vogël e vogël”.

    Si program i veçantë, për TKK kjo është një mundësi që të sjellë shfaqje për artistët e pavarur të teatrit duke ofruar për audiencën edhe teatrin jo konvencional që ofrohet në skenën e madhe të TKK-së

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark