Tkurret ISIS, pakësohen luftëtarët e huaj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tkurret ISIS, pakësohen luftëtarët e huaj

    Insajderi
    22 June 2017 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vitin 2016 është verifikuar një tërheqje domethënëse territoriale e të ashtuquajturit Shteti Islamik në disa aspekte, gjë që ka çuar në rënien e kapaciteteve të grupit terrorist për t’u zgjeruar në territore të ndryshme.

    Kështu thotë raporti i Drejtorisë Kombëtare të Anti-mafias dhe Anti-terrorit në Itali, i publikuar këtë të enjte për gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

    “Ky ndryshim i realitetit ka ndikuar direkt në fenomenin e luftëtarëve të huaj, me një tkurrje të ndjeshme të numrit të atyre që largohen nga vendet e Evropës drejt atyre të Lindjes së Mesme”, thotë raporti i cituar nga agjencia e lajmeve ANSA.

    Sipas dokumentit zyrtar, dy janë profilet e reja që kanë prekur organizatën terroriste.

    “Organizata ka vështirësi të mëdha në nisjen e luftëtarëve të saj nga bastionet drejt vendeve të Perëndimit dhe me ardhjen e luftëtarëve të huaj, nga Perëndimi në zonat siriano-irakiane”, vijon raporti, shkruan TCh.

    Gjithsesi, Drejtoria Kombëtare e Anti-mafias dhe Anti-terrorit vë në dukje se ISIS ka ende interes për të goditur vendet e Evropës, për disa prej të cilave është rritur alarmi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark