Tkurret Shteti Islamik në Mosul – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tkurret Shteti Islamik në Mosul

    Insajderi
    07 July 2017 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat qeveritare në Irak kanë depërtuar në zonën e militantëve të Shtetit Islamik në Mosul, duke ua zvogëluar territorin edhe më shumë.

    Komandantët e ushtrisë kanë thënë se ekstremistët e Shtetit Islamik kanë përdorur bomba vetëvrasëse në tentimin e fundit për të ngadalësuar avancimin e forcave të mbështetura nga SHBA-ja.

    “Ata kanë pritur derisa forcat ushtarake të afrohen, dhe më pas kanë hedhur vetën në erë”. Ata nuk kanë mundur të bëjnë më shumë se kaq”, i ka thënë televizionit shtetëror, gjenerali i sektorit për luftimin e terrorizmit, Sami Aridhi.

    Komandantët irakinë kanë thënë se militantët e Shtetit Islamik kanë përfshirë edhe gra dhe fëmijë në betëjë, duke ngadalësuar veprimet e ushtarëvë për të liruar qytetin.

    “Në betejë janë duke luftuar edhe gra me fëmijët e tyre”, ka thënë Aridhi.

    “Kjo po na bënë të hezitojmë në përdorimin e sulmeve ajrore”. Nëse nuk do të kishim këtë problem, ne do të përfundonim operacionin brenda disa orëve”, ka shtuar ai, njofton rel.

    Shteti Islamik e ka mbajtur nën kontroll qytetin e Mosulit nga viti 2004, duke e deklaruar këtë hapësirë si qendrën e “kalifatit” të tyre.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark