TKZ del me një tjetër mesazh për Evropianin Shqipëri-Serbi - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    TKZ del me një tjetër mesazh për Evropianin Shqipëri-Serbi

    Insajderi
    25 March 2025 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tifo-grupi i Kombëtares shqiptare, Tifozat Kuq e Zi, kanë vazhduar me kundërshtimin  e organizimit të Kampionati Evropian U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë.

    Të martën para selisë së Federatës Shqiptare të Futbollit, tifo-grupi ka vendosur një pankartë me mesazhin: “Djemtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazareve në emër të Shqipnisë”. 

    Në një reagim publik, Tifozat Kuq e Zi kanë akuzuar drejtuesit e FSHF-së për mungesë transparence dhe për përfaqësim të interesave personale, e jo të tifozëve.

    “Mjaft më me pazaret e errëta! Ju nuk përfaqësoni zërin e tifozëve, por interesat personale. Duam futboll të pastër, jo modern, duam transparencë. Ju nuk jeni mbi flamurin, popullin dhe mbi ne. Zëri ynë nuk do të ‘shterojë’ kurrë kundrejt padrejtësive… Shqipëria kurrë nuk shitet!”, thuhet në deklaratën e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark