×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Tmerr… Gjeta kioske që rekrutojnë paciente”, kështu e përshkruan gjendjen në FSSh Ministri i Shëndetësisë

    Insajderi
    26 June 2022 - 23:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ditë më parë e ka vizituar Fondin për Sigurime Shëndetësore. Kur e vizitoi këtë institucion, ai përdori përshkrimin: Jam tmerruar.

    Latifi u shpreh se pa kioske që merren me rekrutimin e pacientëve.

    “Nëse dikush e ka keqpërdorur pozitën, atëherë do të ketë pasoja. Për llogarinë time, unë jam tmerruar, kur kam shkuar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore e në oborr të Fondit janë dy dyqane që merren me rekrutimin e pacientëve për t’i dërguar jashtë vendit”, tha Latifi përcjell Insajderi.

    Ministri ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime rrënjësor në këtë institucion nëse konfirmohet se dikush e ka thyer ligjin.

    “Nëse ka keqpërdorime me këtë, organet përkatëse do të merren me këtë. Ne jemi në fazën e përgatitjes të të gjitha informatave që po i marrim prej qytetarëve, prej deputetëve dhe me këtë çështje do të merren organet e drejtësisë përkatëse. Bordi i Fondit do të ketë ndryshime serioze dhe të duhura, nëse dikush e ka thyer ligjin. Nëse dikush e ka keqpërdorur pozitën, atëherë do të ketë pasoja. Për llogarinë time, unë jam tmerruar, kur kam shkuar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore e në oborr të Fondit janë dy dyqane që merren me rekrutimin e pacientëve për t’i dërguar jashtë vendit”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë.

    Alban Pozhegu, një sinjalizues për dyshimet për keqpërdorim në Fondin shtetëror për Sigurime Shëndetësore ka vite që tenton që të alarmojë se çka po ndodhë në këtë institucion. I kushtoi me largim nga puna. Më shumë se një herë bile.

    Qindra faqe dokumente i ka deponuar deri tash në Prokurori. I ka ndarë edhe me InDoks, pos këtij rrëfimi ekskluziv që e ka dhënë për emisionin. Kryefjala e këtyre dallavereve që i ka denoncuar: Drejtori i Fondit, Fatmir Plakiqi.

    Për më shumë ndiqeni rrëfimin e tij të plotë.

    InDoks | Fondi i Dallavereve – Rrëfimi ekskluziv i sinjalizuesit Alban Pozhegu

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark