“Toka në flakë” – NASA publikon hartën alarmante të zjarreve që përfshinë edhe Shqipërinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Toka në flakë” – NASA publikon hartën alarmante të zjarreve që përfshinë edhe Shqipërinë

    Insajderi
    28 July 2025 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sistemi satelitor i NASA-s ka kapur imazhe të qarta të vatrave të zjarreve që janë përhapur përgjatë gjithë Mesdheut. Nga Greqia në Spanjë, nga jugu i Francës në Qipro, nga Italia në Shqipëri, qindra vatra aktive janë duke djegur pyje dhe zona të mëdha të gjelbërta.

    Çdo pikë e kuqe në fotografitë satelitore përfaqëson një vatër aktive zjarri, qoftë e madhe, qoftë e vogël. Imazhet tregojnë zhvillimin e zjarreve sipas kohës, ato që janë aktive sot, ato të regjistruara në 24 orët e fundit, dhe ato që kanë ndodhur gjatë 7 ditëve të fundit.

    Për javën e kaluar në veçanti, të dhënat tregojnë një përhapje të gjerë të zjarreve, duke qenë se ajo ishte ndër më të nxehtat e verës. Vendet e Ballkanit dhe Italia janë goditur nga një valë e të nxehtit, duke favorizuar përhapjen e flakëve. Shumica e pikave të kuqe në hartë përfaqësojnë zjarre në zona pyjore.

    Megjithatë, disa prej pikave mund të tregojnë edhe aktivitete njerëzore, si për shembull fabrika, djegie e kontrolluar nga fermerët në fusha, apo edhe shpërthime që lidhen me luftën në Ukrainë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark