Ish-ministrja japoneze e mbrojtjes Yuriko Koike, është zgjedhur kryetarja e parë grua e kryeqytetit japonez Tokyo.
Ky lajm vjen menjëherë nga anketat e para pas daljes nga vendvotimet.
Transmetuesi publik NHK si dhe mediat tjera, kishin parashikuar Yuriko Koike, si fituese të zgjedhjeve pas mbylljes së vendvotimeve.
Nëse fitorja e saj konfirmohet, atëherë njëra ndër sfidat e saj kryesore do të jetë frenimi i problemeve financiare që shqetëson përgatitjet Tokyos për pritjen e Lojërave Olimpike 2020, njofton Klan Kosova.
Skandalet që kishin të bëjnë me lojërat detyruan dy qeveritarët e fundit të japin dorëheqjen ndërkaq vet Yuriko Koike 64 vjeçare në një fjalim të saj tha se qytetarët do të shohin një Tokyo që asnjëherë nuk e kanë parë.
‘’Unë do ta udhëheqë politikën e Tokyos në një mënyrë të paparë, do të shihni një Tokyo që se keni parë asnjëherë më parë’’. /Insajderi.com