Tollovi në Qeveri| Kabineti i Kurtit ua ndalon punëtorëve përdorimin e ashensorit dhe hyrje/daljet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tollovi në Qeveri| Kabineti i Kurtit ua ndalon punëtorëve përdorimin e ashensorit dhe hyrje/daljet

    Insajderi
    10 June 2022 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ashensorët e Qeverisë së Kosovës janë bllokuar që nga orët e para të mëngjesit të sotëm. Kjo ka shkaktuar edhe tollovi të mëdha brenda objektit të qeverisë.

    Kabineti i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti prej orës 9:45 i ka bllokuar ashensorët në ndërtesën e Qeverisë.

    Për punëtorë të cilët punojnë në këtë ndërtesë për një orë janë ndaluar hyrje daljet dhe përdorimi i ashensorit.

    Ndonëse nëpërmjet një e-maili u ishte kërkuar punëtorëve që të mos lëvizin për një orë, tollovia po vazhdon ende.

    Demokracia.com ka siguruar një fotografi ku shihet gjendja aktuale nëpër korridore.

    Është siguruar edhe e-maili i dërguar tek punëtorët nga kabineti i Kurtit.

    “Me kërkesë të kabinetit ju njoftojmë se sot me datë 10 qershor në ora 10:15 kryeministri i republikës së Kosovës Albin Kurti pret për vizitë kancelarin Olaf Scholz. Hyrje -daljet si dhe ashensorët do të jenë të bllokuar nga ora 9:45 deri në 10:45.  Për këtë arsye në emër të kabinetit të kryeministrit Kurti, paraprakisht ju falënderoj për mirëkuptimin tuaj dhe ju kërkoj ndjesë për ndalesën. Ju lusim që të planifikoni hyrje -daljet tuaja si dhe të vizitorëve dhe takimeve tuaja sipas këtij orari”, thuhet në e-mail.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark