Tomë Gashi, avokati i organizatës së veteranëve, ka konfirmuar se ka marrë një mesazh nga Gjykata Speciale.
Gashi ka njoftuar se ka pranuar një email nga Gjyqtari i Speciales, Nikollas Guillou, ku i është kërkuar që ta informoj zyrën e Prokurorit nëse ju shkon ndonjë informacion konfidencial.
“Më është urdhëruar, si përfaqësues i organizatës të veteranëve të UÇK-së, për vendimin të datës 25 Shtator 2020, ku kërkon nga OVL-UÇK të informoj Zyrën e Prokurorit të Specializuar nëse merr ndonjë informacion konfidencial ose jopublik te TFHS-se, ZPS-se ose Dhomave të Specializuara dhe të mos shpërndaje asnjë prej këtyre materialeve konfidencial”, ka shkruar Gashi, në llogarinë e tij në Facebook
Gashi ka thënë se krejt kjo ka ndodhur pasi që ai dhe sekretari i zyrës së veteranëve Faton Klinaku kanë refuzuar që të shkojnë në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.
Sipas avokatit ky vendim është tentativë për të legjitimuar arrestimin e krerëve të organizatës, e se kjo vërteton se dokumentet e publikuara janë të Speciales.
Shkrimi i plotë i Gashit: