Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, do të intervistohet sot prej orës 10:00 nga Prokuroria Speciale, pas deklarimeve të tij rreth zhdukjes së mostrave në rastin Dehari.
Pak para intervistimit, Tomë Gashi ka goditur Haki Abazin.
Ai tha që sot Abazi e ka rastin të bëhet hero i drejtësisë.
“Z.Abazi e ka rastin sot ne ora 10:00, te behet HERO i Drejtesise apo”, shkroi ai.
Deputeti Haki Abazi ditë më parë tha se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.
Ai gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria duhet të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.