Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim që i jep në shfrytëzim për një periudhë prej 99 vitesh një pronë humanistit Halil Kastrati.
Për qëllimin e realizimit të interesit publik, sipërfaqët kadastale të paraqitura në këtë vendim iu kanë jepur për shfrytëzim Shoqatës Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” për ndërtimin e Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindomë daun dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë”, në periudhë prej 99 vitesh, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Megjithatë, ky vendim nuk është pritur mirë nga avokati kosovar, Tomë Gashi, i cili është i njohur si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Qeverisë Kurti.
Gashi ka reaguar ashpër në lidhje me këtë vendim, duke e cilësuar atë si një “Gabim katastrofal” të kryeministrit Albin Kurti.
Ai shprehu shqetësimin e tij përmes një postimi në Facebook, ku e kritikoi ashpër këtë vendim të qeverisë.
“Gabim Gabim Gabim katastrofal i Albin Kurtit”, ka thënë Gashi përmes një postimi në Facebook.