Tony Blair besonte vërtetë se Saddam Hussein posedonte armë shkatërruese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tony Blair besonte vërtetë se Saddam Hussein posedonte armë shkatërruese

    Insajderi
    04 July 2016 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tony Blair, ish-kryeministri britanik, “me të vërtetë besonte” se Sadam Husseini kishte armë të shkatërrimit në masë, por e ka ekzagjeruar besueshmërinë e inteligjencës lidhur me të, thotë Lord Butler, përpara publikimit të raportit për sjelljen dhe pasojat e Luftës në Irak.

    Raporti ka zbuluar disa të vërteta, me të cilat Lord Butler (Butler ishte shërbëtori i lartë civil i Mbretërisë së Bashkuar në mes të viteve 1988 dhe 1998) tha se ai nuk mendonte se Blair kishte gënjyer mbi kërcënimin e armëve bërthamore.

    Megjithatë, në entuziazëm e tij për të bindur Kombet e Bashkuara për çështjen ligjore të luftës, ai i dha shumë besim inteligjencës sekrete që ishte “sporadike dhe fragmentare”, tregon ish-sekretari i Kabinetit, raporton The Independent.

    Lord Butler, raporti i të cilit zbulon dyshime mbi inteligjencën e përdorur nga Blair për të argumentuar luftën, tha për BBC se megjithatë Sadam kishte ADM, kjo ishte një pikëpamje që ndahej nga agjencitë e inteligjencës në mbarë botën, transmeton Insajderi.

    “Ai donte të kishte ndihmën e Shteteve të Bashkuara, sepse ai mendonte se Sadam Huseini ishte një person i rrezikshëm në botë dhe në Lindjen e Mesme dhe se bota do të jetë më mirë pa të”, tha Lord Butler.

    “Kritika ime ishte në lidhje me mënyrën se si ai kishte raportuar inteligjencën, është se ai e ka ekzagjeruar besueshmërinë e shërbimit të fshehtë. Unë nuk po e them qëllimisht sepse ai ishte duke u përpjekur për të bindur Kombet e Bashkuara dhe botën se ka pasur një bazë të duhur ligjore për ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kundër Irakut”.

    Në fakt, Komiteti i Përbashkët i Inteligjencës kishte thënë se inteligjenca ka qenë sporadike dhe fragmentare, tha ai në dhomën e komunave.

    Raporti i Hetimit për luftën në Irak nga John Chilcot, që është më e gjerë në fushëveprimin e saj se hetimi i Lordit Butler, më në fund do të publikohet të mërkurën, 13 vjet pas luftës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark