Tony Blair mund të paditet nga familjet e ushtarëve të vrarë në Irak - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tony Blair mund të paditet nga familjet e ushtarëve të vrarë në Irak

    Insajderi
    08 July 2016 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familjarët e ushtarëve te vrarë gjatë luftës së Irakut kanë thënë se do ta padisin ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

    Familjarët e ushtarëve të vrarë në Irak kanë dërguar një mesazh te ish-kryeministri Blair se do ta padisin “për çdo qindarkë”.

    Blair mund të ballafaqohet me një padi civile për shkak se ai ka abuzuar pushtetin për ta çuar vendin në luftë, pas publikimit të raportit mbi luftën në Irak, raporton The Independent, transmeton Insajderi.

    John Chilcot ka thënë se Tony Blair e ka zmadhuar çështjen “mbi armët e shkatërrimit në masë që kinse këto armë i posedonte Sadam Husein.”

    Familjet e 29 ushtarëve thuhet se kanë punësuar avokatët e firmës ligjore “McCue and Partners”, ndërsa edhe tjerët pritet t’i ndjekin hapat e këtyre familjeve.

    Në total, 179 ushtarë britanikë u vranë në luftën e Irakut nga viti 2003 deri në vitin 2011. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark