Kryetari i Kuvetit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar mbrëmë me ish-kryeministrin Britanik Tony Blairnë shtëpinë e tij, me të cilin kanë biseduar lidhur me zhvillimet në Kosovë.
Veseli ka thënë se nga ky takim ka marrë mbështetje të fuqishme nga ish kryeministri britanik, i cili ka porositur Kosovën të ecë edhe më tutje drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Pas takimit me të, Veseli është takuar me bashkë atdhetarët tanë që jetojnë në Britani.