Agjencia e lajmeve Associtated Press raporti sot se afro 5 fëmijë të refugjatëve sirian që kanë lindur në Serbi, janë emëruar Merkel ose Angela në nderim të kancelares gjermane Angela Merkel që në sytë sirianëve është një shpëtimtare në krizën e refugjatëve.
Në një rrëfim me Serbia Merkel, një vajzë e një çifti refugjatësh nga Siria, tregohet sesi emri i saj i është vënë “Serbia”, për shkak të vendit ku ka lindur vetëm pak ditë më parë dhe “Merkel” për kancelaren e Gjermanisë, ku prindërit e saj refugjatë sirian duan të shkojnë në kërkim të një jete që iu mohohet në shtëpinë e tyre.
Histori e njejtë me vënien e emrave ka ndodhur edhe në historinë eksodit dhe luftës në Kosovës.
Refugjati ia lë emrin vajzës Serbia Merkel me shpresë se do jetojë në Gjermani
Së paku 9 fëmijë në Kosovë kanë emra të ish –kryeministrit britanik, Tony Blair që u bë hero pasi ishte një nga liderët kryesor të botës që lobonte zëshëm për intervenimin e NATO-s në Kosovë, që rezultoi edhe me përfundimin e luftës në vitin 1999 dhe çlirimin e Kosovës.
Edhe vet Blair i kishte takuar ata gjatë vizitës së tij në Kosovë në vitin 2010.
Serbia Merkel do të ndajë fatin e njëjtë sa i përket emrit me Tony Blair-at nga Kosova.
Dhe ajo sipas AP-së nuk është e vetmja fëmijë refugjatësh nga Siria që mban emrin e Angela Merkel, për shkak të politikave të saja mikpritëse ndaj emigrantëve nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia.
“Dua të shkoj në Gjermani. Nëse më duhet të kthehem në Siri vajza ime nuk mund të jetoj atje me këtë emër. E emrin nuk e kam ndërmend t’ia ndërroj”, ka thënë babai i Serbia Merkel për AP-në.
Mijëra emigrant të ngujuar në Serbi, shpresojnë që të gjejnë rrugë drejt Gjermanisë, duke kaluar kufirin me Hungarinë dhe më pas drejt Austrisë, përkundër politikave të ashpra të qeverive të këtyre dy vendeve ndaj emigrantëve./Insajderi.com