Top 5 favoritët për ta fituar Topin e Artë 2025 - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Top 5 favoritët për ta fituar Topin e Artë 2025

    Insajderi
    16 August 2025 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembele, konsiderohet ende kandidati më i fortë për të fituar “Topin e Artë” për vitin 2025.

    Sipas renditjes përfundimtare të publikuar nga Score90 para ceremonisë në shtator, Dembele mban vendin e parë dhe shihet si favoriti i padiskutueshëm pas sezonit të tij të jashtëzakonshëm me PSG-në

    Pas tij renditet i riu i Barcelonës, Lamine Yamal, ndërsa ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, kompleton treshen e parë.

    Në pesëshen e parë hyjnë edhe Pedri dhe Mohamed Salah, duke lënë jashtë listës yjet e tjerë të PSG-së, Vitinha dhe Nuno Mendes.

    Dembele ka qenë vendimtar në suksesin e PSG-së sezonin 2024/25, duke ndihmuar klubin të fitojë një tripletë evropiane, me 35 gola dhe 16 asiste në të gjitha garat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark