×
  • Lajme
  • Lajme

    Top Channel ‘frymëzohet’ nga SHBA, kërkon t’i mbyllet Facebook-u Sali Berishës

    Insajderi
    09 January 2021 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas protestave pro Trump në Capitol Hill, Twitter mbylli përfundimisht llogarinë e Presidentit Donald Trump si përgjegjës për nxitje të dhunës. Frymëzuar nga kjo ngjarje televizioni ‘Top Channel’ ngre pyetjen se “A duhet t’i mbyllet “Facebook”, Berishës?” për këtë i ka kushtuar një rëndësi të veçantë në edicionin e lajmeve.

    Referuar një sondazhi të ‘Gazetës Shqip’, nëse duhet t’i mbyllet llogaria në Facebook, ish-kryemistrit Sali Berisha, ‘Top Channel’ thotë se 85% e atyre që kanë votuar janë dakord.

    Sipas medias kombëtare, në profilin e ish-kryeministrit ndër vite ka shumë thirrje që janë komentuar si dhunë nxitëse, por edhe lajme të rreme.

    Lidhur me këtë lajm të ‘Top Channel’ ka reaguar menjëherë ish-kryeministri Berisha, i cili shkruan se “Miq, Edvin Hajduti dhe Arben Malavita te tmerruar nga FB yne! Fitore! SB”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark