Topalli për Deharin: Kishte tentuar ta vrasë veten me zhiletë të rrojës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Topalli për Deharin: Kishte tentuar ta vrasë veten me zhiletë të rrojës

    Insajderi
    14 March 2023 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për herë të parë nga shkarkimi i tij nga pozita e kryeinspektorit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli ka dhënë një deklaratë interesante, ku thotë se Astrit Dehari, së pari ka tentuar ta vrasë veten me zhiletë të rrojës.

    “Në dhomë janë gjetur bica të rrojës, që praktikisht nuk guxojnë me pas bica, sepse i ndjeri ka tentu njëherë me bica me ba vetëvrasje, me pre veten me lëndu veten, është e rëndë për opinionin publik, por opininoi duhet me ditë, shenjat janë. Pastaj prej momentit kur një i burgosur vendoset vetë në dhomë, oficerët janë të obliguar me ardhë kohë pas kohe me shiku, ose duhet ta qëndroj dikush brenda”, ka thënë ai në Dukagjini.

    Ish-kryeinspektori, ka bërë të ditur se pas vdekjes së Deharit, janë gjetur shumë shkelje procedurale nga zyrtarët korrektues, por që sipas tij nuk kanë gjetur ndonjë element që të njëjtit kanë nxitur të ndjerin ta vrasë veten.

    “Ka pasur një sërë shkeljesh procedurale të imëta, për të cilët kemi gjetur fajtorë zyrtarët korrektues. Nuk kemi gjetë në asnjë element, diçka që e ka nxitë të ndjerin për të ndërmarrë ndonjë veprim, ndonjë ngacmim prej stafit, ose presion prej stafit”, ka thënë ai.

    Topalli, ka dhënë detaje edhe për deklaratën e një të burgosuri tjetër, i cili e kishte dhomën e burgut ngjitur me atë të Astrit Deharit.

    Ky dëshmitar sipas Topallit, ka treguar se ka dëgjuar disa zhurma të cilat ngjasonin me “rrëzime” në dhomën e Deharit rreth tre minuta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark