Toshkovski: Në mesin e të vdekurve edhe një polic, ishte në detyrë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Toshkovski: Në mesin e të vdekurve edhe një polic, ishte në detyrë

    Insajderi
    16 March 2025 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski njoftoi se në mesin e 59 viktimave të konfirmuara, në zjarrin që shpërtheu në diskotekën “Puls” në Koçan, ka humbur jetën edhe një polic.

    Sipas tij, i njëjti ka qenë i angazhuar për kontroll në objektin në fjalë.

    “Edhe njëherë, dua të shpreh ngushëllime të sinqerta deri te familjet e të ndjerëve në këtë tragjedi të tmerrshme, në të cilën jetën e humbi edhe një zyrtar i policisë nga Stacioni i Policisë Probishtip, i cili në atë moment ka qenë i angazhuar zyrtarisht, respektivisht ka vepruar sipas planit paraprak për kontroll të objekteve hotelierike, në pjesën e tregtisë së palejueshme me droga dhe praninë e të miturve në diskotekë”, tha mes tjerash Toshkovski.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark