Totaj për mandatin e ri: Do të punojmë për ujë të pijshëm për secilën shtëpi në Prizren - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Totaj për mandatin e ri: Do të punojmë për ujë të pijshëm për secilën shtëpi në Prizren

    Insajderi
    22 September 2025 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm për çdo familje mbetet një nga prioritetet kryesore për mandatin e ri.

    Ai gjithashtu bëri me dije për arritjet gjatë mandatit të kaluar, duke përmendur vendosjen e impianteve të reja në Shadërvan për parandalimin e fatkeqësive si zjarret.

    “Furnizimi i vazhdueshëm dhe i sigurt me ujë të pijshëm është nevojë thelbësore për çdo familje dhe për komunitetin tonë në përgjithësi. Mandati ynë i ri do të përqendrohet fuqishëm në këtë aspekt, për të garantuar që asnjë shtëpi në Prizren të mos mbetet pa këtë shërbim jetik” – tha Kryetari Totaj.

    Ai shtoi se gjatë mandatit të kaluar është bërë një hap i rëndësishëm me vendosjen për herë të parë të impianteve në lagjen Shadërvan, që do të ndihmojnë në reagimin e shpejtë në rast fatkeqësish, si zjarret.

    “Impiantet e vendosura në Shadërvan janë një shembull i qartë i përkushtimit tonë për sigurinë e qytetarëve. Këto do të jenë ndihmë e madhe për ekipet e emergjencës në raste krizash dhe do të kontribuojnë në mbrojtjen e jetës dhe pronës” – theksoi Totaj.

    Komuna e Prizrenit vazhdon punën për t’i avancuar projektet e zhvillimit dhe për ta përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.

    PrizreninNëPunë #PDK191 👉 Bashkohu në www.shaqirtotaj.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark