Totaj premton: Teleferiku për në Kalanë e Prizrenit do të bëhet realitet në mandatin e dytë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Totaj premton: Teleferiku për në Kalanë e Prizrenit do të bëhet realitet në mandatin e dytë

    Insajderi
    08 October 2025 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


    Prizreni po hyn në një fazë të re të zhvillimit turistik me projektin e teleferikut, i cili pritet të jetë një ndër atraksionet më të rëndësishme në Kosovë. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se pas përfundimit të studimit të fizibilitetit, projekti po hyn në fazën finale të përgatitjeve për marrjen e lejes së ndërtimit.

    “Prizreni do ta ketë teleferikun e vet gjatë mandatit të dytë. Studimi i fizibilitetit ka përfunduar nga Agjencia Qeveritare Zvicerane dhe jemi në përgatitjet finale për të kërkuar leje,” tha kryetari Totaj.

    Ai theksoi se teleferiku do të jetë një shtyllë e re e zhvillimit ekonomik dhe turistik të qytetit, duke e lidhur qendrën me Kalanë e Prizrenit në mënyrë moderne dhe të qëndrueshme.

    “Ky projekt është atraksion turistik i Kosovës, jo vetëm i Prizrenit. Do të jetë një arsye më shumë që turistët vendorë dhe ndërkombëtarë ta vizitojnë qytetin tonë historik gjatë gjithë vitit,” u shpreh Totaj.

    Teleferiku i Prizrenit do të ndërtohet në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore. Projekti synon të krijojë një lidhje të re mes trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit modern të qytetit, duke ruajtur identitetin historik të Prizrenit.

    “Prizreni do të vazhdojë të jetë shembull i zhvillimit dhe i turizmit kulturor që lidh historinë me modernitetin,” përfundoi kryetari Totaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark