Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e efektivit të policisë Saimir Hoxha në qytetin e Lezhës.
Deri tek vrasja ka ardh ur si pasojë e s një shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave.
Këta të fundit pasi kanë parë policinë, grup patrullues anti-kanabis, që i është afruar parcelave kanë hapur zjarr.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, kur u qëllua me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.