Trafikimi i qenieve njerëzore, teknologjia po ndikon në përhapjen e formave të reja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Trafikimi i qenieve njerëzore, teknologjia po ndikon në përhapjen e formave të reja

    Insajderi
    14 December 2022 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trafikimi i qenieve njerëzore por i lidhur nëpërmjet teknologjisë është një nga metodat më të reja që grupet kriminale përdorin. Jo vetëm kaq, por pas rënies së pandemisë kjo formë e trafikimit njohu zhvillim të mëtejshëm kur qytetarët kishin si të vetmin kontakt mes tyre platformat digjitale.

    Gjithmonë më shumë më po futen në atë pjesë që i themi vepra të lidhura me krimet kibernetike. Kjo ka të bëjë më faktin dhe ka dalë gjithnjë e më shume duke nisur që nga pandemia, me rritjen e teknologjisë dhe fokusin e teknologjisë te qytetari”, deklaroi drejtori i Njësisë kundër krimeve kibernetike në Policinë e Shtetit Hergis Jica.

    Jica përmendi dhe ofrimin e shërbimeve të trafikimit të paligjshëm si në rastin e gomoneve drejt Anglisë.

    “Kemi vënë re shtim të publikimeve që kanë të bëjnë me trafikimin e personave kemi vënë re që persona të ndryshëm rekrutojnë apo shtyjnë njerëzit që të marrin pjesë në emigracion. Kjo ka të bëjë me trafikimin dhe kemi shtim të veprave penale të kësaj fushe. Ajo që është problematike është trajtimi i këtyre veprave sipas procedurës, e cila do të kërkonte të kryenim veprime proceduriale që në fillesa dhe kjo do të ishte e domosdoshme të fillonte nga specialistët që merreshin me këtë fushë”, theksoi Jica.

    Një gomone me të paktën 50 emigrantë në bord u mbyt në brigjet e Kanalit Anglez gjatë natës. Kjo ndodhi vetwm pak pasi Kryeministri Britanik Rishi Sunak njoftoi një paketë me 5 pika për të ndaluar fluksin e paligjshëm të emigrantëve./a2cnn


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark