×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Trafikoi heroinë në të gjithë Evropën, arrestohet pronari shqiptar i lokalit në Londër

    Insajderi
    02 February 2021 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pronari shqiptar i një bar kafeneje në Londër, i cili është akuzuar për shpërndarjen e heroinës në Europë si pjesë e një grupi kriminal të trafikimit të drogës do të ekstradohet për në Itali.

    Taulant Stoica, 34 vjeç, akuzohet për shpërndarjen e drogës nga Hollanda drejt Italisë nga dhjetori i vitit 2015 deri në shkurt të vitit 2016.

    Ai bashkëpunoi me 38 persona të tjerë, të cilët e ndihmuan me transportin dhe  futjen e drogës të klasit A në Itali. Prokurorët deklarojnë se Stoica është baba i katër fëmijëve. Ai u arratis për në Britaninë e Madhe, ku ngriti biznesin “Roma Milano Cafe” në Londrën lindore për të shmangur arrestimin.

    Por Stoica, teksa mbante një maskë fytyre të firmës Louis Vuitton, pretendoi se një dokument zyrtar i dërguar tij nga avokati i tij italian konfirmoi se urdhri i arrestimit ishte rrëzuar, shkruajnë mediet britanike

    Stoica i cili më parë pagoi lirinë me kusht për 20 mijë paund në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster, konfirmoi emrin dhe moshën e tij përmes një përkthyesi. Louisa Collins, avokatja mbrojtëse tha: “Kam marrë një komunikim këtë mëngjes se urdhri i arrestit i BE është tërhequr. Kam marrë një dokument nga avokati italian i Stoicës ku ka një urdhër dhe daton më 1 Shkurt 2021.

    Seanca u zhvillua më 28 Janar. Vendimi mendoj se u mor në atë datë, por një kopje zyrtare e urdhrit u mor këtë mëngjes. Nuk kam një përkthim të atij dokumenti. Por duket se sugjeron që të anulohet urdhri i arrestit”./tch.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark