Trafikoi vajzën me të meta mendore duke i siguruar klientë për shërbime seksuale, një muaj paraburgim të dyshuarit në Gjilan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Trafikoi vajzën me të meta mendore duke i siguruar klientë për shërbime seksuale, një muaj paraburgim të dyshuarit në Gjilan

    Insajderi
    03 August 2022 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Gjilan ia ka i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit me inicialet V. A.

    Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual një vajzë me të meta psikike, në atë mënyrë që e njëjta të ofrojë shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm.

    “Fillimisht duke e josh për lidhje dashurie me premtimin për martesë dhe pastaj të njëjtën e ka shfrytëzuar duke i siguruar klientë për shërbime seksuale në këmbim të pagesës”, thuhet në komunikatën për media.

    Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale trafikim me njerëz.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës penal”.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark