
KQZ ka marrë disa vendime për decertifikim të kandidatëve që më herët ishin certifikuar nga KQZ dhe zëvendësimin e tyre me kandidatë të tjerë. Në mesin e kandidatëve që u decertifikua është edhe Rinas Zeqiri nga VV.
Zeqiri përfundoi në pranga të Policisë, pas zbulimit të një plantacioni me qindra bimë kanabisi të kultivuara nga grupi i dyshuar. Ndërkohë Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditës ndaj kandidatit të Vetëvendosjes për Asamble në Gjilan, Rinas Zeqirit.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Artanës, Abdyl Gashi ka konfirmuar se Rinas Zeqiri i cili u arrestua nga Policia e Kosovës, ka qenë kandidat për Asamble komunale nga VV.
Vendimi për decertifikim është marrë në mbledhjen e KQZ-së pas kërkesës së VV-së se kandidati ka probleme me ligjin.
Zeqiri është zëvendësuar me kandidat tjetër.
Vendimi i KQZ-së:
• Kandidatit Rinas Zeqiri, me numër rendor 11 – Kuvend Komunal Novobërdë • Kandidates Selvije Rogaqi, me numër rendor 15 – Kuvend Komuna Hani i Elezit Pas pranimit të këtyre tërheqjeve, subjekti politik Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë zëvendësimin e kandidatëve si vijon: •
Rinas Zeqiri është zëvendësuar nga kandidati me numër rendor 11, Faton Qerimi, •
Selvije Rogaqi është zëvendësuar nga kandidati me numër rendor 15, Afërdita Mustafi, •
Jahir Demaku është shtuar në listën e kandidatëve me numër rendor 3, në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe është bërë rirenditja e kandidatëve.