Tragjedi në Alpet e Zvicrës: Orteku merr jetën dy alpinistëve italianë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tragjedi në Alpet e Zvicrës: Orteku merr jetën dy alpinistëve italianë

    Insajderi
    21 May 2025 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Alpet Zvicerane, ku dy alpinistë të rinj nga Lombardia humbën jetën si pasojë e një orteku gjatë fundjavës.

    Viktimat janë një grua 29-vjeçare, Giorgia Rota nga Cesano Maderno (Brianza), dhe një burrë 30-vjeçar, Alessandro Aresi nga Lacchiarella (në zonën e Milanos), shkruan Insajderi.

    Sipas policisë kantonale zvicerane, ngjarja ka ndodhur në majën Alphubel, pranë qytetit Täsch, në një lartësi prej rreth 4,000 metrash mbi nivelin e detit, teksa dyshja po ngjitej drejt majës, raporton Top Channel.

    Autoritetet kanë konfirmuar identitetin e viktimave pas kontakteve me familjarët, të cilët kishin udhëtuar drejt vendit të ngjarjes disa ditë më parë, pasi humbën kontaktet me ta.

    Një postim prekës i Giorgia Rota në rrjetet sociale, i bërë disa ditë para tragjedisë, shfaq një foto të dyshes gjatë një ngjitjeje të mëparshme, shoqëruar me fjalët: “Alessandro, partner super për një ngjitje super.

    Ngjarja ka tronditur komunitetin alpin dhe miqtë e viktimave, duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje rreziqet që sjellin sportet ekstreme në kushte të vështira malore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark