
Djali 3-vjeçar i influencueses Emilie Kiser ka ndërruar jetë të dielën në spital, disa ditë pas një incidenti tragjik më 12 maj në një pishinë në oborrin e shtëpisë, kanë bërë të ditur autoritetet në Arizona, shkruan Insajderi.
Policia e Chandler konfirmoi se vogëlushi, Trigg Kiser, humbi jetën pasi qëndroi për disa ditë në spital. Sipas raportimeve të NBC KPNX në Phoenix, autoritetet u përgjigjën ndaj një telefonate për mbytje në Chandler, rreth 30 kilometra në juglindje të Phoenix-it, ku gjetën fëmijën 3-vjeçar pa ndjenja, teksa po nxirrej nga pishina.
@teijarxl7rxwog Emilie Kiser's 3 yr old son drowns in her pool! #emiliekiser #toddlersoftiktok #toddler #toddlermom #breakingnews #okaybaby #arizona #chandler #triggkiser #pool #drowning #watersafety #lifejacket #mom #momlife #momtok #prestonordone #parents #parenting #parentsoftiktok #police #policeofficer #policeoftiktok #swimming #swimmingpool #swimlessons #dad #dadsoftiktok #family#emiliekiser #toddlersoftiktok #toddler #toddlermom #breakingnews #okaybaby #arizona #chandler #triggkiser #pool #drowning #watersafety #lifejacket #mom #momlife #momtok #prestonordone #parents #parenting #parentsoftiktok #police #policeofficer #policeoftiktok #swimming #swimmingpool #swimlessons #dad #dadsoftiktok #family #breakingnews #truecrimetok #news #foryou #update #tiktok #viral ♬ Very Sad – Enchan
Departamenti i Zjarrfikësve në Chandler tha për KPNX se oficerët e policisë mbërritën të parët në vendngjarje dhe nisën menjëherë reanimacionin (CPR), deri në mbërritjen e zjarrfikësve që morën përsipër ndihmën e mëtejshme.
Fëmija, tashmë i identifikuar si Trigg, u transportua në Spitalin Rajonal të Chandler-it, ku qëndroi në gjendje kritike për gjashtë ditë, derisa ndërroi jetë, raportoi KPNX.
“Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me familjen dhe të afërmit e fëmijës gjatë kësaj kohe të paimagjinueshme,” tha zëdhënësja e policisë së Chandler-it, Sonu Wasu, në një deklaratë të dielën.
Emilie Kiser, një influencuese 26-vjeçare me afro 3.4 milion ndjekës në TikTok, është bërë e njohur për përmbajtjen e saj rreth jetës si nënë dhe bashkëshorte.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Brady Kiser, mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, Theodore, në muajin mars.
Trigg pritej të festonte ditëlindjen e tij të katërt më 14 korrik.