Së paku 60 persona janë vrarë gjatë trazirave që e kanë përfshirë një burg në qytetin Brazilian, Manaus, konfirmon një zyrtar i sigurisë së këtij vendi.
“Deri më tash ka 60 të vdekur”, iu ka thënë gazetarëve Pedro Florencio, udhëheqësi i burgut.
Sergio Fontes, udhëheqësi i sigurisë për shtetin federal të Amazonës ku gjendet burgu në fjalë, në një konferencë me gazetarë ka thënë se numri i viktimave mund të rritet derisa autoritetet ta kenë më të qartë nivelin e përballjes në mes të dy bandave rivale të drogës brenda burgut.
Trazira të tilla ndodhin shpesh në burgjet e ngarkuara të Brazilit.
Me 600 mijë të burgosur, Brazili është vendi i katërt në botë me numrin më të madh të të burgosurve në botë.
Grupet për të drejtat e njeriut ka kohë që ankohen rreth kushteve në burgjet e Brazilit. /Insajderi.com