Tragjedi në Budvë: Shtetasi serb shkakton shpërthim në plazh, një fëmijë humb dorën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedi në Budvë: Shtetasi serb shkakton shpërthim në plazh, një fëmijë humb dorën

    Insajderi
    25 August 2025 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin turistik të Budvës, ku në plazhin e vendbanimit Krimovica ndodhi një shpërthim i fuqishëm i një boce për zhytje. Si pasojë, një fëmijë – shtetas i huaj – ka mbetur pa një dorë, ndërsa dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta.

    Autoritetet malazeze kanë arrestuar shtetasin serb nga Beogradi, M. B. (45 vjeç), i cili dyshohet për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “kryerje të veprimtarisë së paligjshme”. Sipas policisë, ai ka përdorur pajisje zhytjeje pa licencë dhe jashtë çdo protokolli sigurie.

    Sipas informacioneve zyrtare, eksplozioni ndodhi pranë vijës bregdetare, kur një bombol oksigjeni për zhytje shpërtheu. Fragmentet e bombolës goditën fëmijën në dorë, duke shkaktuar amputim të menjëhershëm. Ai u transportua me urgjencë në spital për trajtim të specializuar.

    Dy persona të tjerë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes pësuan lëndime më të lehta dhe kërkuan ndihmë mjekësore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark