Ka vdekur një 50-vjeçar në Durrës, pasi është aksidentuar në vendin e punës.
Policia tha se tashmë i ndjeri është dëmtuar nga një makineri në ambientet e një firme që merret me përpunimin e duraluminit.
“Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri, gjatë punës, shtetasi D. N., 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital”, shkruan në njoftimin e policisë.
Viktima pas aksidentit është transportuar në spital po fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, raporton A2 CNN.