Tragjedi në Francë, gjenden 3 fëmijë të vrarë, në kërkim nëna - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tragjedi në Francë, gjenden 3 fëmijë të vrarë, në kërkim nëna

    Insajderi
    13 November 2024 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trupat e pajetë të tre fëmijëve u gjetën në një shtëpi në Taninges, afër Cluses, në veri-lindje të Annecy.

    Lajmi është bërë i ditur nga mediat franceze, duke cituar burime gjyqësore.

    Fëmijët e vdekur ishin të moshave përkatësisht 2, 11 dhe 13 vjeç.

    Ka qenë babai i fëmijëve që ka thirrur xhandarët. Aktualisht është në kërkim nëna, e cila duket se vuante nga çrregullime mendore.

    Në atë zonë u mobilizuan rreth gjashtëdhjetë xhandarë. Fëmijët, raportojnë burimet, janë vrarë me një armë me teh. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark