Tragjedi në Gjermani: Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare, pastaj kryen vetëvrasje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tragjedi në Gjermani: Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare, pastaj kryen vetëvrasje

    Insajderi
    25 February 2025 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia gjermane ka gjetur sot në mëngjes trupat e pajetë të tre personave në një shtëpi në qytetin Neumark, në rajonin e Saksonisë.

    Ndër të vdekurit janë dy fëmijë të vegjël – një djalë pesëvjeçar dhe motra e tij dyvjeçare, raporton Berliner Kurier.

    Policia mori një telefonatë rreth orës 8:30, pas të cilit inspektorët e policisë kriminale dhe administrata e policisë në Zwickau shkuan në vendngjarje.

    Sipas informacioneve të deritanishme, fëmijët janë vrarë nga babai i tyre 55-vjeçar, i cili më pas ka kryer vetëvrasje duke u varur në apartament. Motivi i krimit nuk dihet.

    Policia gjermane po vazhdon hetimet për të zbuluar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark