Tragjedi në Gjirin e Durrësit: Një turist humb jetën, tjetri në gjendje kritike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedi në Gjirin e Durrësit: Një turist humb jetën, tjetri në gjendje kritike

    Insajderi
    01 June 2025 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në Gjirin e Durrësit.

    Policia Kufitare ka gjetur dy turistë në det të hapur, me një motor uji të fikur. Fatkeqësisht, njëri prej tyre u gjet pa shenja jete, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore në spital, sipas A2CNN, shkruan Insajderi.

    Sipas raportimeve, të dy turistët janë gjetur pa mjete identifikuese dhe në gjendje të rënduar fizike. Dyshohet se motorit të ujit i është fikur motori gjatë lundrimit, duke i lënë të ekspozuar për një kohë të gjatë në det të hapur.

    Autoritetet dyshojnë se shkaku i incidentit ka qenë hipotermia e mundshme, si pasojë e temperaturave të ulëta të ujit dhe qëndrimit të zgjatur në det.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark