Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Jabllanicë e Gjakovës, ku një shtëpi është shembur, duke zënë brenda tre të mitur.
Burime të Insajderit konfirmojnë se fëmijët u nxorën nga rrënojat por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, tre të miturit nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve të rënda dhe kanë ndërruar jetë.
Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Policia, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…