Tragjedi në Kolumbi: Helikopteri i Policisë Kombëtare sulmohet nga grupet kriminale, vdesin 8 oficerë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tragjedi në Kolumbi: Helikopteri i Policisë Kombëtare sulmohet nga grupet kriminale, vdesin 8 oficerë

    Insajderi
    21 August 2025 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një helikopter i Policisë Kombëtare të Kolumbisë u sulmua të enjten në departamentin e Antioquias, duke lënë tetë oficerë të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur.

    Lajmin e konfirmoi presidenti Gustavo Petro, i cili fajësoi grupin kriminal të fuqishëm Clan del Golfo për sulmin.

    Sipas presidentit, helikopteri po transportonte personel që kishte për mision çrrënjosjen e kulturave të kokës në zonën e Amalfit, kur u godit. “Kemi lajmin e trishtë të tetë policëve të vrarë dhe tetë të plagosur në helikopterin që kishte misionin të transportonte personel për eradikimin e bimëve të kokës,” shkroi Petro në platformën X.

    Guvernatori i Antioquias, Andrés Julián Rendón, deklaroi se helikopteri po mbështeste operacionet për çrrënjosjen manuale të kulturave të paligjshme, kur dyshohet se u sulmua me një dron. Ai shtoi se dy efektivë të uniformuar mbetën të plagosur.

    Autoritetet paralajmëruan se në këtë zonë veprojnë si Clan del Golfo, ashtu edhe disidentë të ish-Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark