Në lagjen Kolovica të Prishtinës kanë humbur jetën dy fëmijë, pasi kanë rërë në një gropë e cila është hapur nga dikush për punime.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 14:00 kemi marrë një informatë se një fëmijë ka rënë në një gropë. Me të dalë në vendin e ngjarjes është bërë e ditur se bëhet fjalë për dy veta.”
“Nga aty janë nxjerrë dy trupa të pajetë, i një djalit të moshës 11 vjeçare dhe një femre 13 vjeçare”, ka thënë Flora Ahmeti për Express, njofton Insajderi.
Ahmeti ka thënë se vdekjen e fëmijëve e ka konstatuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor.
“Tash për të tash nuk kemi ndonjë arrestuar, por që do të shikohet se kush e ka hapur këtë gropë dhe cili ka qenë qëllimi i hapjes së saj”, ka shtuar Ahmeti.