Tragjedi në SHBA: Vritet shqiptarja me dy djemtë e saj nga bashkëshorti – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tragjedi në SHBA: Vritet shqiptarja me dy djemtë e saj nga bashkëshorti

    Insajderi
    03 January 2024 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Polici amerikan, Watson Morgan, e ka vrarë bashkëshorten e tij shqiptare, Ornelën, dy fëmijët e tyre dhe më pas edhe veten.

    Trupat e tyre u gjetën në shtëpinë e tyre në Clarkstown, dhjetëra kilometra larg Manhattani, pasi që Morgani nuk ishte lajmëruar në punë.

    “Në këtë fazë hetimesh, besohet që Watsoni ka vrarë gruan dhe dy fëmijët e tij, para se ta vriste veten me revole”, ka thënë departamenti policor i Clarkstownit në një komunikatë.

    Një fqinj i tyre kishte thënë për The New York Post që familja dukej “përkryeshëm amerikane” dhe që “kurrë në një milionë vjet nuk do ta prisja që ai të bënte diçka të tillë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark