Tragjedi në Teksas, makina përplas për vdekje 7 persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tragjedi në Teksas, makina përplas për vdekje 7 persona

    Insajderi
    07 May 2023 - 23:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtatë persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, pasi një makinë përplasi një grup imigrantësh jashtë një strehe emigrantësh në Teksas.

    Imigrantët u goditën nga automjeti teksa ishin ulur në një trotuar dhe prisnin në një stacion autobusi të qytetit, tha policia në Broënsville, Teksas.

    Policia ka arrestuar një burrë dhe po e mban në paraburgim. Policia u ka thënë gazetarëve se duket se të vdekurit janë përplasur qëllimisht nga shoferi.

    Ky është rasti i dytë që godet Teksasin këtë fundjavë. Dje, një person i armatosur vrau tetë njerëz, përfshirë fëmijë, në qendrën tregtare Allen Premium Outlets në Allen.

    Togeri Sandoval tha se përplasja ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit të së dielës, në një stacion autobusi pranë një strehe për imigrantët në qytetin kufitar. Është e paqartë se çfarë çoi në përplasjen.

    Pamjet rrëqethëse në rrjetet sociale, tregojnë trupa të shumtë të shpërndarë në tokë në pellgje gjaku.

    Disa shiheshin duke lëvizur dhe disa të tjerët jo, ndërsa dëshmitarët bërtasin nga dëshpërimi. Gjashtë persona, po ashtu po trajtohen me lëndime të rënda në spital.

    Policia ende nuk ka komentuar për motivin e mundshëm apo nëse aksidenti ka qenë i qëllimshëm. Përplasja ndodhi jashtë Qendrës Ozanam të Broënsville për emigrantët dhe njerëzit e pastrehë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark