Slavko Sharanoviq, babai i ministrit të policisë së Malit të Zi Danilo Sharanoviq, i bëri thirrje publikisht djalit të tij që të japë dorëheqjen si akt moral pas tragjedisë në Cetinje.
“Unë, Slavko Sharanoviq, babai i ministrit, i bëj thirrje publikisht të japë dorëheqjen para qytetarëve malazezë. Pra, për të vazhduar siç bënë të parët e tij. Përshëndetje për të gjithë qytetarët e Malit të Zi” – tha ai.
Sharanoviq më pas i tha Aleksa Beçiqit që t’i “mbajë duart larg djalit të tij”.
“Danilo, bir, jep dorëheqjen! Lëreni atë Beçiqin pa origjinë” – shtoi babai i drejtorit të policisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Danilo Saranoviq, ka qenë i ftuar në emisionin “E diela në pasqyrën e pasme” në Televizionin Vijesti dhe me atë rast ka treguar nëse do të japë dorëheqje pas tragjedisë në Cetinje.
I pyetur nëse ka menduar për një moment të japë dorëheqjen si një akt moral, Sharanoviq tha:
– Këtu nuk ka asnjë përgjegjësi objektive dhe subjektive. Nëse nuk ka përgjegjësi objektive dhe subjektive, atëherë kërkohet përgjegjësi morale. Dhe këtë po më kërkon një njeri, trashëgimia më e madhe e të cilit gjatë 30 viteve janë 711 të vrarë dhe 84 vrasje të pazbardhura… Po mendoj për Milo Gjukanoviqin, tha Sharanoviq.