
Mërgimtari nga Gjakova, Flamur R, dyshohet se ka qëlluar për vdekje dy fëmijët e tij 11 dhe 13 vjeç, si dhe gruan, e cila është në gjendje të rëndë, ndërsa në fund vrau edhe veten, shkruan Gazeta Insajderi.
Ai dhe dy fëmijët kanë vdekur, kurse gruaja është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Bild raporton se nëna e fëmijëve të vrarë dhe gruaja e kosovarit që dyshohet se kreu aktin dhe pastaj vrau veten, është ende e rëndë. Ajo është e shtrire në një spital, dhe po lufton për jetën e saj.
Mediat gjermane po ashtu kanë publikuar fotografi gjatë procesit të nxjerrjes së trupave nga shtëpia.
Policia gjermane është njoftuar rreth orës 23:00 dhe ka gjetur fëmijët pa shenja jete në shtëpi. Në vendngjarje ka ndërruar jetë edhe babai 44-vjeçar, ndërsa gruja 38-vjeçare, është dërguar në spital e plagosur rëndë.