×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia e Velipojës, pas dy vajzave ndërron jetë edhe gruaja, djali ende në gjendje kritike

    Insajderi
    02 August 2021 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është shënuar viktima e tretë e shpërthimit në Velipojë. Sot në Itali ka ndërruar jetë edhe gruaja, Alketa Gjoka.

    Kur ka kaluar thuajse një muaj nga shpërthimi i bombulës së gazit në hotelin e tyre, Alketa nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë pas të bijave.

    Më herët ndërruan jetë 2 vajzat e Alketa Gjokës, të moshës 15 dhe 19 vjeçe, Daniela dhe Klarisa Gjoka, ndërsa i vetmi i mbijetuar deri më tani është djali i mitur, Enriko.

    Ky i fundit duket se është në gjendje më të mirë shëndetësore, megjithatë nuk ka dalë ende jashtë rrezikut për jetën pasi ka djegie në mbi 80% të trupit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark