Tragjedia me qindra të vdekur në Korenë e Jugut, lajmërohet njëra nga dy të mbijetuarat- detaje të reja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tragjedia me qindra të vdekur në Korenë e Jugut, lajmërohet njëra nga dy të mbijetuarat- detaje të reja

    Insajderi
    29 December 2024 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëra nga dy të mbijetuarat e incidentit tragjik të Jeju Air në Korenë e Jugut është i vetëdijshëm dhe është në gjendje të flasë, pavarësisht se ka pësuar fraktura të shumta, sipas Ju Woong, drejtor i spitalit Ewha të Seulit, ku po trajtohet 33-vjeçari.

    Drejtori i spitalit tha se e lënduara u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv të dielën pasdite dhe në bazë të ekzaminimeve ajo është e lënduar në shpinë, të cilat kanë pamundësuar lëvizjen e pacientit. Aktualisht ai është nën monitorim intensiv, raporton CNN, përcjell Insajderi.

    LEXO EDHE:

    Departamenti i psikiatrisë i spitalit pritet të ndihmojë në menaxhimin e stresit post-traumatik të viktimës, shtoi drejtori.

    “Ne nuk e pyetëm detajisht për aksidentin. Duke marrë parasysh traumën dhe gjendjen aktuale të pacientit, vendosëm të mos hetojmë më tej”, tha drejtori.

    E mbijetuara tjetër e aksidentit të së dielës po trajtohet në Spitalin Asan të Seulit, sipas një njoftimi spitalor. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark