×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia me tre të vdekur në Badovc, Konjufca bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë vozitjes

    Insajderi
    06 October 2024 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është deklaruar lidhur me rastin ku kanë humbur jetën tre persona si pasojë e rënies me veturë në Liqenin e Badovcit.

    Konjufca ka bërë thirrje për kujdes përgjatë lëvizjes me mjete automobilistike.

    “U informova se organet përkatëse janë angazhuar maksimalisht me rastin për ta zbardhur atë në plotni. E në të njëjtën kohë, i bashkohem thirrjes për kujdes të shtuar gjatë këtyre kushteve të pafavorshme atmosferike që shtojnë rreziqet përgjatë lëvizjes me mjete automobilistike”, tha Konjufca.

    “Duke bashkëndjerë me dhimbjen e familjarëve, si dhe miqve të viktimave, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e tyre dhe shpresoj të gjejnë forcën për të përballuar këtë tragjedi tronditëse. U prehshin në paqe!”, shtoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark