Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është deklaruar lidhur me rastin ku kanë humbur jetën tre persona si pasojë e rënies me veturë në Liqenin e Badovcit.
Sipas Pacollit shkaktar i aksidenteve të tilla, mbeten disa pjesë rrugësh të shkatërruara.
”Më tronditi shumë humbja e jetëve të tre të rinjve në rrugën përreth liqenit të Badocit. Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, dhe Zoti i mëshiroftë të ndjerët.
Deri kur do të vazhdojnë incidente të tilla tragjike para se të vetëdijesohemi dhe të riparojmë e sigurojmë rrugët tona?
Sot kemi shumë pjesë rrugësh të shkatërruara që janë vdekjeprurëse, të cilat më pak kujdes dhe përkushtim do të mund të ktheheshin në rrugë të sigurta!”, u shpreh Pacolli.