
Kanë kaluar shumë javë që tragjedia me autobusin ku humbën jetën 45 njerëz nuk është zbardhur ende në tërësi. Pos tjerash, tash janë ngritur dyshime edhe për përfshirje të ministrit aktual të Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, OliverSpasovski, raporton Insajderi.
Insajderi
Ka disa ditë që mediat maqedonase tentojnë që të marrin koment nga Ministria e Punëve të brendshme e këtij shteti me dyshimet për përfshirjen e mundshme të drejtuesit të këtij dikasteri në tragjedinë me autobusin në Bullgari, ku vdiqën 45 njerëz. Nuk po marrin përgjigje.
Ato kanë ngritur dyshime në lidhje me procesin e pezullimit të aktivitetit të kompanisë ku u krye kontrolli teknik i autobisut të firmës “Besa Trans”, firma tjetër- “VIA KOMERC Xhemalj”.
Vendimin për ndalesën e përkohshme të punës e ka sjell MPB e Maqedonisë së Veriut më 26 nëntor 2021 për shkak tëpa efikasitetit në punë. Ky dokument e mban nënshkrimin e ministrit OliverSpasovski.
Por të gjetura të mediumit “360 gradë”, qëparregullsitë në këtëbiznes janë identifikuar disa muaj herët. Pse është pritur aq gjatë?
Një muaj e gjysmë pas fatkeqësisë me autobus në Bullgari ende nuk ka përgjigje definitive të rastit ku humbën jetën 45 njerëz.
Gjatë kontrollit policor, “Besa Trans” ka mbetur pa leje të punës, kurse qendra e kontrollit ku i njëjti autobus ka kryer kontrollin e fundit teknik, përkohësisht është mbyllur. Por, propozimi për ndalesën e punës së kësaj qendër të kontrollit, ka mbetur pa nënshkrim të Ministrit Spasovskit, dhe kompania ka punuar pa u penguar.
Ndërkohë më 5 tetor 2021 autobusi i “Besa Trans” ka arritur në qendër të kontrollit dhe me sukses e ka kaluar kontrollin. Autobusi i njëjtë më 23 nëntor 2021 ka marrë flakë në Bullgari duke shkaktuar vdekjen e 45 njerëzve, dhe vetëm 3 ditë më vonëSpasovski nënshkruan vendimin për mbylljen e përkohshme të qendrës së kontrollit nëafat prej 30 ditësh.
Ky vendim është arsyetuar me propozimin e 12 gushtit 2021. MPB nuk e ka lajmëruar opinionin më herët që pas fatkeqësisë në Bullgari ka vendosur ndalesën e punës së kësaj pike kontrolli teknik nëGllumovë. Të njëjtën ditë kur nënshkruhet vendimi, Ministri Spasovski në një konferencë për media ka pohuar shkurt se me rastin e kontrollit teknik të autobusit të “Besa Trans”, nuk janë konfirmuar lëshime teknike.
Megjithatë, nga këqyrja në vendngjarje dhe materiali i evidentuar për kontrollet e kryera teknike, ndër të tjera, u konstatua se në kontrollin e mjeteve në këtë qendër kontrolli teknik marrin pjesë persona jo ekspertë, gjë qëmundëson pjesëmarrjen në qarkullimin rrugor të mjeteve me defekte teknike, gjegjësisht mjeteve që mund të paraqesin rrezik për sigurinë nëtrafikut rrugor.
“Është konstatuar se në procedurën e kontrollit teknik… ka kryer kontroll… dhe personi E.D. …, i cili është student në universitetin ‘Boro Petrushevski’…, i cili ka ardhur në kompani me kontratë punë provuese. Gjithashtu, gjatë kontrollit teknik, automjetet drejtohen nga zyrtari ligjor, i cili nuk është kontrollerteknik dhe nuk plotëson kushtet për kontrollues”, thuhet në vendimin e MPB-së.
U konstatua se ky biznes nuk mban as regjistër të automjeteve që e kanë kaluar kontrollin teknik.
“Në stacionin e deklaruar nuk mbahen shënimet e nevojshme… dmth nuk mbahet:-Regjistri i kryerjes së kontrollit teknik të automjeteve, -Regjistri i kryerjes së kontrollit teknik të automjeteve me urdhër të zyrtarit policor- Regjistri i certifikatave të lëshuara për kontrollin e gjendjes teknike të automjeteve”, thuhet tutje në përmbajtjen e dokumentit që është publikuar vetëm si e tillë.
Mediat maqedonase nuk kanë arritur që të marrin një koment nga pronari i qendrës së kontrollit, XhemalNuishi.
“360 gradë”, një medium maqedonas shkruan seështë duke e pritur përgjigjen e Prokurorit Publik për faktin që tre muaj më herët organet shtetërore në sirtar kanë mbajtur parregullsitë e kësaj qendre të kontrollit teknik e që të citat mund të kenështyrë në pasiguri në komunikacion, një arsye e mjaftueshme që Prokuroria të hap rast.
Prokuroria Themelore në Shkup aktualisht është duke zhvilluar hetim paraprak që ka për qëllim të zbuloi se si iu u bë kontrolli teknik i autobusit specifik të “Besa Trans” si dhe subjekteve të tjera private e shtetërore.
Hetimi kryesor për fatkeqësinë e autobusit në Bullgari tani po i bën vet shteti bullgar. /Insajderi