×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia në Bullgari: Këshilli i Komunës së Çairit ndan mjete për familjet e viktimave

    Insajderi
    24 November 2021 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit Komunal, Komuna e Çairit ka ndarë 1 milion e 200 mijë denarë për familjet e viktimave në tragjedinë e autobusit në Bullgarinë, shkruan Alsat.

    Kryetari i Komunës, Visar Ganiu, ka propozuar që mjetet e caktuara për festat e fundvitit tu ndahen familjarëve që humbën të afërmit.

    Sipas Ganiut 16 viktima janë zyrtarisht banor të Komunës së Çairit.

    Këshilltarët e Aleancës dhe Alternativës, thanë se e mbështesin propozimin e Komunës për ndarjen e mjeteve dhe kërkuat që ndihma të jetë më e madhe.

    Por kryetari i Çairit, Ganiu tha se tani veprojnë sipas mundësive ligjore, ndërsa në ditët në vijim do të ketë edhe ndihma të tjera, për çka janë angazhuar shumë qytetarë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark