×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia në Bullgari, shuhet familja katër anëtarëshe nga Shkupi

    Insajderi
    23 November 2021 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rrjetet sociale tanimë qarkullojnë fotot e para të disa nga viktimat që humbën jetën në tragjedinë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bullgari.

    Mes tyre është dhe familja Ahmeti nga Shkupi, ku humbën jetën 4 persona, përkatësisht prindit me dy fëmijët e tyre binjak. Gazeta Insajderi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tyre. Tra

    Avni Ahmeti 1985 , Shkup
    Xhihan Ahmeti 1986 , Shkup
    Alban Ahmeti 2017 , Shkup (Bineq)
    Luan Ahmeti 2017 , Shkup (Bineq)

    Zaev tha se ka biseduar me njërin nga udhëtarët i cili ka thënë se të gjithë kanë qenë duke fjetur në momentin kur ka ndodhur shpërthimi. Tre prej tyre kanë arritur që të thyejnë xhamin dhe disa kanë arritur që të shpëtojnë.

    Ai tha se do të jenë falënderues autoriteteve bullgare nëse arrijnë që zbulojnë arsyet e aksidentit dhe të njëjtat do t’i ndajnë me qytetarët e Maqedonisë. Po ashtu Zaev tha se në mesin e viktimave ka një familje të tërë si dhe dy shtetas të huaj, një me shtetësi të Belgjikës dhe një të Serbisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark